6 qershor 2015 – Dy shpërthime të fuqishme kanë tronditur mitingun e partisë opozitare pro kurde në Turqi, duke lënë 2 të vdekur e mbi 100 të tjerë të plagosur.
Shpërthimet ndodhën dy ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme, kur dhjetëra mijëra persona ishin mbledhur në mitingun e Partisë Popullore Demokratike pro kurdëve (HDP), në Diyarbakir, qyteti më i madh në rajonin juglindor të Turqisë, që banohet më së shumti prej kurdëve.
Kryeministri Davutoglu ka reaguar menjëherë, duke thënë se është ende e paqartë, nëse shpërthimet erdhën si pasojë e ndonjë sulmi apo ishin thjesht aksidentale.
Zyrtarët fillimisht thanë se ishte një defekt elektrik në një transformator energjie që shkaktoi shpërthimet, por më pas e përjashtuan këtë mundësi.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/