Vigjilja e Olimpiadës trazohet nga vdekja e një personi nga zëvendëskonsulli i Rusisë në Rio, avokati brazilian Marcos Cesar Feres Braga në një zonë që shtrihet mes Parkut Olimpik dhe fshatit olimpik.
Sipas mediave braziliane, diplomati 60-vjecar, u sulmua nga 2 njerëz të armatosur mbi një motor, ndërkohë që po udhëtonte me një BMW X6 bashkë me bashkëshorten dhe djalin e tij. Dy grabitësit duke përfituar nga trafiku i rënduar, i janë afruar automjetit në anësore dhe pas një debati të ashpër me drejtuesin makinës kanë thyer xhamin duke e kërcënuar me pistolete diplomatin, por ky i fundit u ka rrëmbyer armën dhe nga përleshja ka vrarë njërin prej tyre.
Kjo është hera e parë që pas ngjarjes dramatike të Olimpiadës së vitit 1972, një ngjarje kaq e rëndë ndodh pranë zonës olimpike. Trupi i pajetë i grabitësit ka qëndruar për një kohë të gjatë në asfalt, derisa u dërgua në morg nga forcat e rendit. Vetëm pak çaste para se të ndodhte ngjarja, në atë pjesë të Rios kishte kaluar pishtari olimpik, në ditën e parafundit të një udhëtimi të gjatë, i mbajtur nga një grup ciklistësh që po bënin stërvitje.





