8tetor 2015 – Tragjedi në Rrugën e Kombit. Tre persona, të cilët mendohet se janë të moshës së re, humbën jetën kur makina e tyre u përplas me një mjet të rëndë. Ngjarja ndodhi në hyrje të qytetit të Kukësit.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, por policia konfirmoi tre viktima pasi mjeti me te cilin po udhëtonin fillimisht u përplas me një karroatrec dhe me pas doli nga rruga. Nga informacionet e deritanishme mësohet se karrotreci ishte duke tërhequr nje makine ishte aksidentuar me herët. Dy nga viktimat janë nga Laçi, kurse njeri flitet se është nga Burreli.
/portali DurresLajm/