Ali Fouladvand, kreu i kërkimit në Organizatën e Kërkimit dhe Inovacionit të Mbrojtjes të Iranit, shkencëtar i programit bërthamor të Iranit para vitit 2004, thuhet se u vra së bashku me disa anëtarë të familjes së tij në një sulm ajror në Borujerd, raporton “Iran International”.

Ai ishte i përfshirë në mbikëqyrjen e kërkimeve të ndjeshme ushtarake.

Fouladvand i kishte mbijetuar një sulmi të mëparshëm gjatë luftës në qershorin e kaluar, gjatë të cilit u vra gruaja e tij, Masoumeh Pirhadi.