7nëntor 2015 – Policia e Fierit ka arrestuar sot shtetasin Arben Bishyti, ish-përgjegjës i Agjencisë së Sigurimeve Shoqërore dega Fier. Ai ishte shpallur në kërkim, pasi akuzohet se ka përvetësuar kontributet e qytetarëve, të derdhura për kohën e pensionit Gjykata kishte vendosur ndaj 56-vjecarit tij masën e sigurisë të "arrestit me burg" për veprën penale vjedhje e kryer në bashkëpunim.
Bishyti së bashku me shtetasin Laver Saka, i cili ndodhet në arrest me burg, nuk ka bërë derdhjen e kontributeve të qytetarëve, por i ka përvetësuar paratë. Pritet të saktësohet nga policia sasia e parave që janë përfituar nga veprimet e paligjshme.
/portali DurresLajm/