Kabineti i luftës i Izraelit do të mblidhet sot për të diskutuar përgjigjen e tij ndaj sulmit iranian, kanë thënë një zyrtar izraelit për Reuters.
Ata thanë se ende nuk është caktuar koha për takimin.
Që nga e shtuna do të jetë hera e tretë që mblidhet kabineti vendimmarrës.
Ministri i Jashtëm Israel Katz tha më herët se do të ketë një përgjigje ushtarake dhe një “ofensivë diplomatike”.
Ky i fundit i referohet thirrjeve të Izraelit për aleatët për të shpallur Gardën Revolucionare iraniane si një organizatë terroriste dhe për të vendosur sanksione.
Franca, Gjermania, Britania e Madhe, Rusia, SHBA dhe OKB kanë bërë thirrje për përmbajtje ushtarake.