“Është përgjegjësi personale ndaj çdo kandidati nëse rezulton i dënuar apo me të shkuar kriminale”.

Kështu iu përgjigj Rama pyetjes së gazetarëve këtë të hënë, në lidhje me deklaratat e ambasadores Yuri Kim, për mospërfshirjen në listat e kandidatëve të personave të inkriminuar.

Pas këtyre deklaratave ka ardhur reagimi nga kampi opozitar, më konkretisht nga n. 2 i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi. Përmes një postimi në “Facebook”, Bardhi i cilëson të turpshme dhe të dëmshme deklaratat e Ramës, duke shtuar se turpëroi e dëmtoi statusin ndërkombëtar të Shqipërisë

Postimi i plotë i Gazmend Bardhit:
Përgjigja e Ramës ndaj kërkesës së SHBA-ve që partia e tij të mos përfshijë kriminelë në lista- është e turpshme dhe e dëmshme. Edhe një herë Rama e turpëroi Shqipërinë dhe dëmtoi statusin e saj ndërkombëtar.Description: https://ads.balkanweb.com/www/delivery/lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fpergjigjja-e-rames-ndaj-kerkeses-se-shba-se-gazment-bardhi-e-turpshme-dhe-e-demshme%2F&cb=888351ba20

Pas 8 vitesh në të cilat Rama shkatërroi ekonominë dhe vendin tonë, tani ai po shkatërron edhe marrëdhëniet tona me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.