Gazeta gjermane BILD ka publikuar përgjimin e dytë, ky drejtori i Ministrisë së Brendshme, Arben Keshi flet me ish-deputetin e PS-së, Artan Gaçi, i cili është dhe bashkëshorti i ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka.
Gjatë bisedës, Gaçi vlerëson drejtorin e ministrisë së Brendshme, ndërkohë që i thotë se shefi i madh ka folur me superlativa për punën e tij. Sipas Gaçit, kryeministri i ka thënë se e ka “kopsitur” zonën e Maqellarës.
PËRGJIMI NR.2/ Artan Gaçi dhe Arben Keshi
Arben Keshi: Mirëmëngjesi.
Artan Gaçi: Mirëmëngjesi, si kalove?
Arben Keshi: Si kalove ti?
Artan Gaçi: Mirë ja ishim në Ndroq me shefin e madh. Edhe me superlativa foli për ty.
Arben Keshi: Faleminderit.
Artan Gaçi: Nga ai, nga ai. Nga unë po e po.
Arben Keshi: Qesh
Artan Gaçi: Ai më tregoi dhe historinë e 2011-ës e të gjitha. I ke pikët maksimale.
Arben Keshi: Ishallah kthehen në realitet mos të ngel këtu, u bënë tre vjet.
Artan Gaçi: Jo, jo. Vlerësim të jashtëzakonshëm. Të gjithë Maqëllarën e ka nga ty. E ka kopsit e ka bërë… Edhe në 2011 fitoi, por ashtu ndodhën ça kut. Është merita e bënit thash.
Arben Keshi: Faleminderit.
Artan Gaçi: Desha me ta thënë.. Kur të vish në Tiranë lidhemi.





