Pjesë e përgjimeve të publikuara nga gazeta gjermane "Bild" është edhe kryetari i bashkisë së Shijakut, Ardian Kokomani në një bisedë telefonike me Astrit Avdylajn, kreu i bandës kriminale Avdylaj në Shijak.
Astrit Avdylaj kreu i bandës kriminale Avdylaj në Shijak telefonon kreun e bashkisë së Shijakut (0692069933) Ardian Kokomani për të lënë një takim me të, me Vangjush Dakon kryetarin e bashkisë Durrës dhe me një kandidat të ardhshëm për deputet, "Liri" ( Ilir Ndraxhi) një person që banda kriminale Avdylaj kërkon që të vihet në listë përpara si kandidat i PS-së.
Takimi është për këtë qëllim. Të finalizohet marrëveshja që Ilir Ndraxhi të bëhet kandidat i PS-së për deputet në Durrës, duke përfaqësuar interesat e klanit kriminal të Avdylajt dhe klani i Avdylajve do të japë një mbështetje të plotë fushatës së PS-së në Durrës.
Astrit Avdylaj: Alo
Kryetari i Bashkisë Shijak: Hë mo
Astrit Avdylaj: Si je kryetar
Kryetari i Bashkisë Shijak: Si ke qenë ti?
Astrit Avdylaj: Mirë faleminderit. Ça po bo
Kryetari i Bashkisë Shijak: Jam akoma këtej, sa kemi mbaruar dhe po hamë drekë.
Astrit Avdylaj: Të bëftë mirë, e di përse të mora
Kryetari i Bashkisë Shijak: Po..
Astrit Avdylaj: Nesër kemi një takim në orën 10:00 të mëngjesit, Alo..
Kryetari i Bashkisë Shijak: Po po të dëgjoj
Astrit Avdylaj: Unë ti Gjushi, ( Vangjush Dako) Liri ( Ilir Ndraxhi, kandidat për deputet në Shijak), vëllai i Lirit, Jupi, dhe do të pijmë një kafe në Durrës në orën 10:00. Prandaj të mora.
Kryetari i Bashkisë Shijak: në orën 10:00 do të jemi edhe tek Pallati i Kulturës sepse ka vdekur Niko Bespalla, ish futbollisti jonë, shijaksi jonë. Kanë ceremoninë në Pallatin e Kulturës dhe takohemi atje.
Astrit Avdylaj: Do takohemi tek një kafe, do të sjellim Paparitin, që të jemi nesër… a më kupton.
Kryetari i Bashkisë Shijak: Pa merak
Astrit Avdylaj: Erdhën sot ato, por i diskutueshëm…, ishte dhe Juli… kështu që e kupton. Ngaqë është edhe ai, edhe ti të jesh…sepse normal po të mos jesh ti … a më kupton
Kryetari i Bashkisë Shijak: E kuptoj
Astrit Avdylaj: Alo, çfarë the?
Kryetari i Bashkisë Shijak: Titi, them pa merak do të jem në Durrës. Rri pa merak. Sepse do të jem edhe në ceremoni atje, rri pa merak
Astrit Avdylaj: Mirë, prandaj që do ashu, që të jesh edhe ti me këto.., më kupton?
Kryetari i Bashkisë Shijak: Po, Po
Astrit Avdylaj: Mirë faleminderit
Kryetari i Bashkisë Shijak: Ok mirupafshim





