Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas publikimit të përgjimeve të bisedave telefonike mes kreut të bandës kriminale të Shijakut, Astrit Avdylaj me kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako dhe zyrtarëve të tjerë të PS-së, nga gazeta gjermane "Bild".

Berisha shkruan në Facebook se "Bild" ka shpartalluar Ramën dhe narkoshtetin e tij. 

"PERGJIMI I PARE!

Gazeta gjermane Bild, me e madhja ne Europe shpartallon Ramen dhe narkoshtetin e tij.

Ajo publikon per here te pare pergjimet te cilat faktojne se bosi i mafies dhe vrasesi Astrit Avdyli cakton deputetet dhe fitoren e tyre. sb"