Kryetari i Grupit Parlametar të PS, Taulant Balla ka deklaruar në seancën e sotme plenare se Prokuroria duhet të hetojë personat, të cilët i përdorën përgjimet e publikuara nga "Bild" për shantazh.

Nga foltorja e Kuvendit, Balla tha se as nuk i kishte dëgjuar përgjimet e publikuara, por ai ritheksoi se janë gjykatat, të cilat përcaktojnë se kush është apo jo i pafajshëm.

“Ne nuk merremi me përgjime. As nuk i kam dëgjuar dhe pse janë publikuar në të gjitha portale e Shqipërisë. Në asnjë vend të botës nuk japin vendime të tilla nga përgjimet.  Janë gjykatat ato që vendosin kush është i fajshëm apo i pafajshëm. Kjo është një lojë e pastër poltike. Por është prokuroria që duhet t’u shkojë në fund këtyre hetimeve se kush i ka përdorur përgjimet për shantazh”, tha Balla nga foltorja e Kuvendit.