Gazetari gjerman, Peter Tiede në një intervistë me moderatorin Adi Krasta në “Krasta Show”, ka folur lidhur me padinë për shpifje ndaj kryeministrit Edi Rama. Në fjalën e tij, Tiede tha se ishte informuar nga mediat shqiptare për pushimin e padisë në Gjykatën e Frankfurtit.

Tiede tha se kishte siguruar dëshmitarë dhe regjistrime të reja për të mbrojtur veten në gjykatë, duke pretenduar gjithashtu se Rama ka bërë zgjedhjen e duhur për t’u tërhequr.

Tiede: Më paditi në Frankfurt po gjithashtu di që kjo padi nuk ekziston më. Nuk më ka ardhur asnjë informacion zyrtar”.

Krasta: Ti mezi e prisje një përballje me kryeministrin?

Tiede: Po do të kisha dëshiruar për më të tepër që kishim dëshmitarë të rinj dhe regjistrime video. Informacionin e kam marrë nga mediat shqiptare. Nuk jam paditur unë personalisht por gazeta “BILD”. Unë duhet të gjej dëshmitarët. Rama ka marrë një vendim të mençur duke tërhequr padinë. Mesa duket ka mbetur edhe pak mençuri tek ai.

Krasta: I qëndroni të gjitha publikimeve?

Tiede: Për ne nuk ka asnjë arsye që të tërheqim ndonjë gjë nga ato që kemi publikuar. Ne qëndrojmë pas atyre.

Krasta: Vazhdon Shqipëria të ketë një interes për ty?

Tiede: Ka disa vizita që qeveria shqiptare nuk është e informuar. Kam kontakte të ngushta me miqtë e mi shqiptarë dhe me funksionarë të lartë që janë detyruar të arrsatisen nga Shqipëria. Për momentin udhëtimet janë të ndaluara. Sapo të rinisin do të vijë sërish.