Vangjush Dako ishte mbrëmjen e së mërkurës dhe përgjatë ditës së enjte kryelajmi në shumë media vizive dhe të shkruara, pas publikimit të përgjimeve të reja nga ana e “Zërit të Amerikës”, që e lidhnin atë me grupin kriminal Avdylaj nga Shijaku.

Mësohet se Dako do të jetë sonte i ftuar në emisionin “Open” të Eni Vasilit, për të dhënë versionin e vet mbi akuzat e reja të ngritura në adresë të tij. Kryebashkiaku i Durrësit do të jetë përballë një paneli gazetarësh.