Edhe pse 11 të pandehurit për gomonen me 1,6 ton kanabis kanë deklaruar se nuk kanë asnjë lidhje me drogën, përgjimet telefonike të realizuara nga shërbimet greke të ndjekjes, i rrëzojnë pretendimet e të pandehurve.

Madje ata përdornin fjalë të koduara gjatë bisedave telefonike. “Ëmbëlsira”, “kaçkavalli”, “kafeja”, “çokolatinat”, janë disa nga këto fjalë që nënkuptonin drogën, pagesën kash, si dhe kamatën.

E përditshmja greke “Espresso” ka zbardhur të shtunën disa fragmente nga këto përgjime, që përfshihen në dosjen e akuzës kundër 11 të arrestuarve.

Në fragmentin e parë, është transkiptruar një bisedë ndërmjet shtetasit shqiptar Ermal Likaj dhe atij bullgar Jordan Stojanov.

E.Likaj: Alo, mik.

J.Sotajanov: Të mbyllen portat? OK? Mbaruan?

E.Likaj: Po, po. Thuaju të mbyllet…

J.Stojanov: Do ktheheni. T’i heq kamerat?

E.Likaj: Jo, jo. Do të kthehemi nesër. Do të vijmë të njëjtën otë.

J.Stojanov: Ok, më merr në çfarëdo ora, të shkoj të mbyll kamerat.

 Biseda e dytë

J.Stojanov: Ej, pasdite do të jem në dyqan, në ora 6.

E.Likaj: Po, sepse… doja të të them të vesh pak mbulesën aty, të gjithë ska…

J.Stojanov: Gjithë çfarë?

E.Likaj: Po, po. T’i vesh pak mbulesën.

J.Stojanov: Gjithë skafit?

E.Likaj: Po, sepse kam ato.

J.Stojanov: Të vendos mbulesën përsipër?

E.Likaj: Kam atë po të them… (nuk kuptohet)

J.Stojanov: Tani t’i them, vure, hiqe.

E.Likaj: Të mos marrë ndonjë bidon ai që hyn brenda…

J.Stojanov: Gruaja ime do të shkojë të vendosë mbulesën.

Biseda e tretë

Këtu, dy pjesëtarë të grupit, që nuk u publikohen emrat, flasin për çkolatina, para cash, kaçkavall dhe kafe.

I: E mban mend herën e fundit, ëmbëlsirën që more?

II: Herën e fundit?

I:Po, pra, ëmbëlsirën.

II: Po.

I: Po, nëse gjen njeri me cash…

II: Për çokolatinat nuk thua?

I: PO.

II: Për sa para?

I: Ai i le me dy. Më nxorri një ditë pune.

II: Problem, hë? Tjetra me ndonjë tetëshe. Domethënë, ta sjellë… A bëhet?

I: E dëgjova. Bëhet nami, vazhdimisht kaçkavall.

II: Për kaçkavallin paratë, kaçkavall, e di.

I: Dëgjo, më dëgjo…

II: Po

I: Unë me ty po flas. Çfarë çmimesh më japin…

II: Po

I: Unë nuk të vë kafe (nënkupton kamatën) /syri.net