Tiranë, 26 gusht 2014 –  Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka deklaruar për mediat se do të ndiqet në rrugë zyrtare çyshta e përgjimit të Shqipërisë nga shërbimet sekrete gjermane BND. 

Këto deklarata kryediplomati shqiptar i bëri gjatë një konference të përbashkët me homologun e Letonisë, z. Edgars Rinkçviès. “Çështja do ndiqet në rrugë zyrtare, në rrugë diplomatike”, tha ai. 

Ndër të tjera Bushati konfirmoi edhe vizitën e kryeministrit Rama në Beograd. Sipas tij kreu i qeverisë do jetë në kryeqytetin serb brenda vjeshtës. 

Lajmin se edhe Shqipëria ishte në mesin e vendeve që përgjohej nga shërbimnet sekrete gjemane e publikoi Der Spiegel”, sipas së cilës edhe Shqipëria është në listën e “shteteve kyçe” të përgjimeve nga ana e agjencisë gjermane të inteligjencës (BND), madje edhe para anëtarësimit të saj në NATO, më 2009. Vetë kancelaria Merkel nuk ka dashur të komentojë rastin, por as e ka mohuar një gjë të tillë.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/