Ish-ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri është pjesë e përgjimeve të publikuara sot nga BILD, ku flet me drejtorin e qendrës për të huajt ilegalë në ministrinë e Brendshme në Shqipëri., Arben Keshi për zgjedhjet në Dibër.
Gjiknuri i bën të ditur Arben Keshit se do i dërgojë një furgon me disa çuna, të cilët janë problematikë që të qëndrojnë pranë shtabit të PS-së dhe të jenë për çdo rast.
PËRGJIMI NR.3/ Damian Gjiknuri me Arben Keshin
Damian Gjiknuri: Ça bohet?
Arben Keshi: Hiç.
Damian Gjiknuri: Ndonjë merak ndonjë gjo?
Arben Keshi: Do vijnë tani këta deputetët se kanë ardhur ata të PD-së.
Damian Gjiknuri: Do vijnë ata tani. Se kanë gjënë notën e aty.
Arben Keshi: Unë s’kam fjet fare.
Damian Gjiknuri: E di, e di. Do vijnë tashi.
Arben Keshi: Vëzhguesit e tyre janë të gjithë nga rrethet dhe askush si njeh.
Damian Gjiknuri: E di, e di. Ashtu i kanë sjellë ata se nuk kanë besim tek ata të vetët. Unë do të çoj disa çuna ti kesh aty, një furgon të jetë aty.
Arben Keshi: Mirë
Damian Gjiknuri: Po i nis disa që të jenë aty, do vijnë tek shtabi jot. Të jenë për çdo rast. Të mos dalin sepse janë nga ata tipat problematikë por gjithsesi të jenë aty për çdo rast.
Arben Keshi: Mirë.





