Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me deklaratat e kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla rreth përgjimeve të antimafias italiane.
Paloka shkruan se Rama bën biznes me mafian dhe shtron darka luksi për ministrat në Dubai dhe po shkatërron Shqipërinë.
“Ai që bën biznes me mafian, që trefishon pasuritë e tij dhe të ministrave, që dërgon ministrat në darka luksoze në Dubai ndërsa vendi përmbytet… Është ai dhe vetëm ai që po shkatërron Shqipërinë dhe dëmton reputacionin e saj ndërkombetar, Edvin Rama! E vetmja mënyrë për ta rikthyer Shqipërinë tek suksesi dhe shpresa , është të largojme Ramën !E kjo është pikërisht ajo që do të bëjmë.”





