14 maj 2015 – Mercedesi i shtrenjtë aq shumë i përfolur i kryeministrit të Maqedonisë Nikola Gruevski, është shitur në vitin 2012.

Sipas publikimit të disa bisedave të përgjuara mes ish-ministres së Brendshme Gordana Jankullovska dhe Gruevskit, këta të dy planifikojnë se si të gënjejnë publikun që Mercedesi është i policisë, e jo për Gruevskin personalisht, sepse ai nuk do të paraqitet para publikut me makina të shtrenjta.

Në vitin 2012, mediet maqedonase raportuan se Ministria e Brendshme bleu Mercedes me një çmim gati 600,000 euro.

Po në qershor të atij viti, “Utrinski Vesnik” shkruajti për prokurimin ku tregohet se kjo është vetura e tretë e blinduar e policisë.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/