Prokuroria për Krime të Rënda ka mundur të zbardhë pas një hetimi 10 mujor krimin e denjë për një skenar filmi horror, me protagoniste nusen 21-vjeçare Marjana Cmeta.

Që prokurorët të zbarkonin në zyrën e Hoxhës, është dashur dëshmia e Olti Lamit, djalit të Lirijes i cili ka dëshmuar para prokurorëve se ishte gjendur mes dy zjarreh shpeshherë dhe nuk dinte kujt t’ja prishte “nënës apo nuses”.

Ai ka rrëfyer ndër të tjera se kishte marrë vesh ekzistencën e një videoje, të filmuar nga hoxha Hysen Shehu.

Pasi përgjuan telefonatat e djalit të viktimës me hoxhën, me një vendim gjykate në duar, oficerët zbarkojnë në zyrën e Hysen Shehut dhe bëjnë sekuestrimin e videos, që është edhe prova më e fortë kundër nuses të dyshuar për vrasjen.

Pasi sigurojnë provat, prokurori Besnik Muçi kërkon nga gjykata të miratohen urdhër arrestet për të dyshuarit. /BW