16 qershor 2015 – Dy persona që përgjonin një vajzë 27 vjeçe në Elbasan, u arrestuan në flagrancë nga policia.
Gentian Mino dhe Adrian Hysi, që të dy 38 vjeç, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin montuar një kamerë në automjetin tip “Fiat”, në pronësi të shtetases E.B, banuese në Elbasan.
Pasi vajza arriti të spikaste kamerën, njoftoi unifromat blu, ku këto të fundit bënë të mundur arrestimin e dy 38-vjeçarëve.
Ndërkohë vijojnë hetimet lidhur me shkaqet e kësaj ngjarjeje.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/