Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) ka publikuar disa masa, se si duhet të kujdesemi për të moshuarit dhe fëmijët, në situatën e përhapjes së virusit COVID -19, edhe në vendin tonë.
“Nëse je mbi 60 vjeç, ose keni sëmundje të tjera si sëmundje kardiovaskulare, respiratore, diabet, shmangni ambientet e populluara ose ambientet ku mund të ndërveproni me persona të sëmurë”, shprehet ISHP-ja.
ISHP sqaron se, “gjatë kohës së stresit dhe të emergjencës është normale që fëmijët të kërkojnë më shumë prani e të jenë më shumë kërkues ndaj prindërve. “Diskutoni me fëmijët për COVID-19, në një mënyrë të sinqertë e të përshtatshme për moshën e tyre”- shprehet ISHP.
“Nëse keni ndonjë gjendje ekzistuese shëndetësore, është veçanërisht e rëndësishme të bëni gjithçka që mundeni për të reduktuar rrezikun e marrjes së COVID-19, për shembull, larja e shpeshtë e duarve tuaja, shmangia e tubimeve të mëdha të njerëzve dhe duke qëndruar larg nga cilido që është i sëmurë” bën apel ISHP-ja.