Këngëtarja Jennifer Lopez duket se po kalon një periudhë të keqe në lidhjen e saj me partnerin Alex Rodriguez.
50-vjeçarja është fotografuar duke debatuar me partnerin brenda makinës së tyre, ndërsa ndodhen jashtë palestrës.
Mediat britanike shkruajnë se shkak mund të jetë bërë ndonjë mesazh, pasi partneri i saj shihet teksa i tregon diçka në telefon.
Çifti është bashkë prej 2017-ës dhe në planet e tyre është martesa, pasi këngëtarja është shprehur disa herë së është tejet e lumtur me të dhe katër fëmijët e tyre respektivë.





