Partia Demokratike nuk po mundet dot ta gjejë gjuhën e përbashkët.

Deputeti demokrat, Ervin Salianji ka folur për zhvilimet më të fundit politike në vend dhe ka pranuar se partia e tij nuk është në gjendjen më të mirë të mundshme dhe kjo është e dukshme.

Sipasj tij, përplasja mes vetë demokratëve nuk i bën mirë opozitarizmit në vend.

“Unë besoj që me përgjegjësinë dhe të deputetëve të mandatuar do të gjendet një zgjidhje,. I takon deputetëve si personalitete më të rëndësishme politike të PD por edhe individë që kanë marrë mbështetje për të pasur më shumë përgjegjshmëri dhe për të arritur në zgjidhje që u shërbejnë qytetarëve”, tha ai.

Për sa i përket përjashtimit të 4 deputetëve nga Alibaej, Salianji tha se PD tani ka nevojë vetëm për bashkim.

Ai e konsideron mendësi byzantine sjelljen e Alibeaj.

I ftuar në Neës 24, demokarti theksoi edhe një herë që do të përpiqen për bahskimin e PD-së.

“Unë ka qenë një prej njerëzve që kam reaguar ashpër ndaj ngjarjeve të 8 janarit. PD ka nevojë për bashkim për thithjen e çdo individi dhe jo më të ketë luksin për të përjashtuar deputetë.

Ka nisur një përpjekje për bashkim, një grup kolegësh në PD nisur nga situata  është bërë përpjekje se si mund të bashkohet dhe në kushte kur dëgjohet që ka përpjekje për tu bashkuar vjen një njoftim për shtyp ku thuhet se përjashtohen 4 deputetë dhe kjo është përpjekje brutale. E pasens. Nëse deri në 6 mars kemi bërë beteja të forta është e rëndësishme që partitë politike të demokratizohen.

Unë i qëndroj parimit të demokracisë së brendshme. Sjellje bizantine duke përjashtuar deputetë. Këtu nuk bëhet fjalë për tu shkarkuar dikush, por është mendësi bizantine që ndodhi nga Alibeaj. Jemi në kushtet ku duhet të bashkëpunojmë.

Duhet të ketë unifikim dhe po gjenden rrugët dhe duhet të gjenden. Nuk është arritur të flitet ende me të gjithë kolegët për shkak se ndodhi kjo ndërhyrja brutale. Ne do të përpiqemi që me konsensualitet të arrihet një mënyra që PD të bashkohet.”, tha Salianji.