Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, është përjashtuar nga seanca plenare.
Përjashtimi erdhi me vendim të kryetares së Parlamentit, Lindita Nikolla, pas debateve dhe përplasjeve verbal në Kuvend.
“Zoti Noka jeni përjashtuar nga seanca plenare, në bazë të nenit 65. Mos abuzoni me mandatin e deputetit. T’ju vijë rëndë nga sjellja. Vijojmë me seancën”, është shprehur Nikolla.