María Aderlinda Forero prej 11 vitesh ishte përballur me një dhimbje e cila u zbulua nga vite vetëm tani.

39-vjeçarja, nënë e 4 fëmijëve, pas lindjes së fëmijës së katërt një dekadë më parë kishte lidhur tubat fallopiane.

Pas operacionit, María kishte dhimbje të forta dhe vazhdoi të pinte qetësues. María, e cila jeton në fshatin rural të San Isidro, pranë Medellín, Kolumbi, tha se dhimbja ishte aq e fortë sa ajo shpesh nuk ishte në gjendje të flinte ose të lëvizte. Pas disa testesh të bëra së fundmi, u zbulua se një gjilpërë dhe fije kishin qenë brenda trupit të saj për vite me radhë.

Për arsye ekonomike dhe për faktin se María do t’i duhej të udhëtonte në një distancë të gjatë në qytet me motorin e burrit të saj, ajo nuk ishte në gjendje të merrte ndihmë mjekësore.

Çifti gjithashtu nuk mund të udhëtonte në muajt e dimrit për shkak të gjendjes së rrugëve në komunën e saj rurale.

Megjithatë, pavarësisht vonesave, ajo bëri një skanim me ultratinguj dhe MRI dhe rezultatet i habitën mjekët.

Pas zbulimit në nëntor 2022, ajo ia çoi rezultatet kirurgut që e operoi para 10 vitesh dhe ai u shpreh se nuk ishte faji  i tij, ajo mund t’i ketë gëlltitur këto sende.

María tani është në pritje të një vlerësimi për të hequr gjilpërën dhe fillin, një procedurë e rrezikshme duke pasur parasysh se sa kohë kanë qenë të ngulitura brenda saj.