Drejtoria e Përgjithshme Detare bën me dije përmes një postimi në Facebook, se moti i përkeqësuar do të shtrihet në gjithë bregdetin tone në datat 4-5-6 shkurt.
Sipas njoftimit, bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim veri-perëndim shpejtësi deri në 32 milje në orë dhe forca e detit do të jetë 6-7 shkalla bufort.
Nisur nga kjo, për të parandaluar çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, Drejtoria Detare iu bën thirrjë të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë të marrin masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.
NJOFTIMI I PLOTË
Njoftim për përkeqësim të motit!
Në datën 4-5-6 Shkurt 2020 moti do të përkeqësohet. Bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim veri-perëndim shpejtësi deri në 32 milje në orë dhe forca e detit do të jetë 6-7 shkalla bufort.
Moti i përkeqësuar do të shtrihet në gjithë bregdetin tonë.
Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.
Siguria juaj prioriteti ynë.





