Drejtoria e Përgjithshme Detare ka paralajmëruar se nga dita e sotme e deri të nesërmen në mesnatë do të ketë përkeqësim të motit.

Në një njoftim në faqen zyrtare në Facebook, Drejtoria Detare njofton se bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim jug -jugperendim me shpejtësi deri në 30 milje/orë dhe lartësia e dallgës mbi 3 m.

Drejtoria Detare iu kërkon subjekteve detare të marrin masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje të gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

Njoftim për përkeqësim të motit !

Duke filluar nga dita e sotme deri ditën e mërkure në mesnatë,moti do të përkeqësohet. Bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim jug -jugperendim me shpejtësi deri në 30 milje/orë dhe lartësia e dallgës mbi 3 m .

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

Njoftim për përkeqësim të motit ! Duke filluar nga dita e sotme deri ditën e mërkure në mesnatë,moti do të…

Posted by Drejtoria e Përgjithshme Detare on Tuesday, February 9, 2021