Lundrimi i mjeteve të vogla dhe atyre të peshkimit është pezulluar këtë të martë për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit.
Kapitaneria e Portit u kërkon mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit që operojnë brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës të marrin në konsiderate kushtet hidrometeorologjike dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.
Ndërkohë, anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.
Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike pritet të mërkurën, pas orës 10:00.