Përkeqësimi i motit në pothuajse gjithë vendin ka bërë që policia e shtetit të dalë me një njoftim duke i bërë apel drejtueseve të mjeteve që të kenë kujdes. Shqipëria është përfshirë nga moti i keq prej orëve të para të ditës së sotme. Në të gjithë territorin ka patur reshje shiu, ndërsa në zonat malore nuk kanë munguar as reshjet e dëborës.

Deri në këto momente situata parqitet normale dhe të gjitha rrugët janë të aksesueshme dhe kalohen pa problem.

Policia e Shtetti u ka bërë apel të gjithë drejtuesve të mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të reduktojnë shpejtësinë, për të shmangur aksidentet.

Njoftimi:

Apel për më shumë kujdes gjatë drejtimit të automjeteve dhe motomjeteve.

 Shërbimet e Policisë kanë rritur prezencën në akset rrugore urbane e rurale për shkak të motit me reshje shiu  dhe në disa zona malore me reshje dëbore .

 Firmat kontraktore për mirëmbajtjen e rrugëve po  punojnë për pastrimin e rrugëve nga bora dhe për shpërndarjen e kripës, si dhe për pastrimin nga rënia e inerteve në zonat me intensitet të lartë të reshjeve të shiut . Deri tani nuk ka asnjë aks rrugor të bllokuar.

Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore , të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore .

 Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112.

#zbatonirregullateqarkullimitrrugor

#Policianesherbiminteqytetareve