Në përfundim të seancës Parlamentare, kreu i Kuvendit Ruçi lajmëroi deputetët e Partisë Socialiste se me kërkesë të kreut të Grupit Parlamentar duhet të qëndronin në sallë. Ajo që u diskutua mësohet se ka lidhje me situatën e vështirë në të cilën ndodhet vendi për pasojë të reshjeve të mëdha.

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste u ka kërkuar deputetëve të jenë të terren. Lajmi është bërë i ditur nga burime të grupit Partisë Socialiste, raporton BW. Rama u ka bërë kërkesë deputetëve të shkojnë në ndihmë të qytetarëve.