Përkeqësimi i kushteve atmosferike në det të hapur, ka detyruar autoritetet detare shqiptare dhe ato italiane të vendosin anulimin e lundrimeve mes dy brigjeve gjatë ditës së sotme.

“Si pasojë e kohë së keqe në Adriatkun Jugor, në det të hapur, i shoqëruar me dallgë dhe erë të fortë, autoritetet detare shqiptare në koordinim dhe me ato italiane, kanë vendosur anulimin e lundrimeve mbrëmjen e sotme nga Durrësit drejt Barit dhe anasjelltas. Imbarkimi i pasagjerëve dhe mjeteve të tyre do bëhet në orar (pra, deri në orën 22:00 të mbrëmjes së sotme), ndërsa tragetet “AF Franchesca” dhe “Rigel VII” do të nisin lundrimin mëngjesin e ditës së nesërme, dt.23.11.2024″,– njofton Autoriteti Portual Durrës.

Ndërkohë, kjo situatë e përkeqësuar atmosferike nuk ndikon në lundrimin e tragetit të linjës Durrës-Ankona

“Trageti “Af MIA”i linjës Durrës-Ankona mbërrin ne oren 19:00 dhe do të niset në orën 22:00, mbrëmjen e sotme”,– vijon më tej njoftimi i APD.