Vijon në ditën e 21-të greva e grave naftëtare në Balsh, teksa raportohet se gjendja shëndetësore e tyre është e rëndë.
Dy prej grave janë transportuar në Spitalin e Fierit për ndihmë mjekësore. Sipas grevisteve, kanë nisur presionet me mesazhe anonime, që ato të lënë grevën. Por, ato shprehen të vendosura në kauzën e tyre, duke thënë se nuk dalin nga greva pa marrë pagat.
“Me këtë heshtje kuptojmë që qeveria nuk do ta zgjidhi çështjen tonë. Ne jemi për bukën e gojës”, shprehen naftëtaret.
Ndërkohë, njëra nga naftëtaret e dërguara në spital është me protezë në këmbë. Tjetra e sëmurë nga gjendrat tiroide. Pasi të marrin mjekim do kthehen prapë në grevë.
“Mos të na bëjnë presione që të lëmë grevën, pasi do bëjmë ndonjë vetëflijim që të mbetet në histori”, shtojnë ato.





