Vlora pritet të përfshihet nga një mot i keq me shi dhe erë të fortë.

Pikërisht kjo gjë ka bërë që të ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe i atyre të peshkimi. Pritet që kjo situatë të zgjasë në dy ditët në vijim, deri në pasditën e 23 prillit.

Reshjet e shirave pritet të nisin sonte në mbremje, ndërsa nesër pritet të ketë një shtim në nivelin e tyre. Sot moti ka qenë i qetë në të gjithë vendin.

Mesdita është shoqëruar me reshje shirash, ndërsa temperaturat kanë ruajtur një nivel mesatar.