Qyteti bregdetar i Durrësit është përfshirë nga kushte të këqija atmosferike këtë mëngjes, shoqëruar me reshje të dendura shiu dhe breshëri, si dhe erë të fuqishme.

Si pasojë e reshjeve të dendura, në rrugët e qytetit është shkaktuar një trafik i rënduar.

Në disa rrugë, pusetat kanë shpërthyer dukë vështirësuar kalimin e automjeteve dhe duke paralizuar kalimin e këmbësorëve.

Ndërkohë, nga kjo situatë e përkeqësuar e motit është pezulluar edhe puna në sektorin e ngarkim-shkarkimit dhe peshkimit në portin e Durrësit.