Shëndeti i Elton John thuhet se është përkeqësuar aq sa i është dashur që autografet e tij t’i nënshkruaj veç me iniciale dhe një zemër.

Muzikanti legjendar pësoi një infeksion të rëndë të syrit në korrik, i cili i la të verbër syrin e djathtë.

Sipas The Sun, së fundmi fansat e këngëtarit u paralajmëruan se për albumin e tij të ri, Elton do tu jepte si autograf një “E” dhe  një zemër, pasi kaq është në gjendje të bëj.

Fillimisht 77-vjeçari ishte i shqetësuar se shikimi i tij i dobët mund ta pengojë atë të përfundonte albumin e fundit të titulluar “Kush beson në engjëj”, mirëpo tashmë produksioni është gati për tu publikuar më 4 prill.

Albumi i ri është një bashkëpunim me këngëtaren Brandi Carlile përmes Interscope Records dhe është prodhuar nga Andrew Watt në Sunset Sound Recorders në Los Angeles.

Mirëpo pavarësisht gjendjes jo të mirë shëndetësore, prej së cilës nuk arriti të shijonte një sërë ngjarjesh të bukura përfshirë këtu performancën gala muzikalit “The Devil Wears Prada” Elton është ende pozitiv.

Në një intervistë ai është shprehur se vazhdon të jetë optimist.

“Ka pasur ditë që kam qenë i mjerë, por më pas mendoj se sa me fat jam, kam një respekt për njerëzit me dëmtim të shikimit, por kam një jetë të mrekullueshme dhe shpresoj se shikimi ime do të përmirësohet. Kam mposhtur varësinë, problemet shëndetësore dhe mund të marr veten, të heq pluhurin”.