Moti i keq ka sjellë një sërë problematikash në Vlorë, përfshirë rëshqitjen e dherave dhe përmbytjen e disa prej rrugëve kryesore të qytetit.
Probleme u shfaqën dhe me ankorimin e trageteve që ishin nisur nga Italia, ku qindra qytetarët qëndruan për orë të tëra në det të hapur.
Policia Rrugore ka shtuar prezencën e shërbimeve në të gjitha akset rrugore dhe apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes të veçantë, pasi ka prezencë të ujit në disa rrugë.
Për shkak të rreshjeve të shiut në askin rrugor Vlorë-Orikum, në Jonufër, ka patur rrëshqitje të dheut, gjë që ka sjellë bllokim të lëvizjes së mjeteve.
Policia Rrugore e Vlorës, kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve që të shmangin sa është e mundur lëvizjen në këtë aks rrugor, ndërkohë që kontraktorët 🚜 po punojnë për zhbllokimim e rrugës dhe kthimin në normalitet të lëvizjes së mjeteve.
Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që për cdo emregjencë që mund të kenë gjatë udhëtimit të telefonojnë menjëherë në numrin 112 ose të dërgojnë imazhe në Komisariatin Dixhital dhe shërbimi i Policisë do jetë në kohë reale në ndihmë të tyre.