Presidenti Ilir Meta zhvilloi sot homazhe dhe vendosi kurora me lule te shtatorja e Ismail Qemalit pranë Kuvendit të Shqipërisë për të përkujtuar 100-vjetorin e vdekjes së tij.

Në një prononcim për mediat, Meta vlerësoi rolin e babait të kombit në themelimin e shtetit modern.

"Sot është mnomenti jo vetëm të përkulemi para veprës së tij por edhe të angazhohemi për forcimin e shtetit shqiptar, ruajtjen dhe lartësimin e simboleve tona kombëtare por njëkohësisht edhe për përmbushjen e ëndrrës së tyre për një Shqipëri plotësisht europiane", u shpreh kreu i shtetit.

Edhe bashkia e Tiranës ka vendosur kurora me lule.