Nga Shefqet Kërcelli
Sot paradite në Komandën e Forcës Detare u zhvillua një ceremoni e vecantë me qëllim:-Evidentimin e historisë së ndritur të Brigadës së Nëndetëseve, krenaria e Flotës sonë Luftarake, {FD}, si dhe vlerave e kontributit të brezave të detarëve që kanë shërbyer në ND, që nga Komandanti i I-rë i saj, Kapiten i Rangut të I-rë, Xhemal Shani. Në këtë aktivitet të rëndësishëm morën pjesë veteranë, kuadro dhe marinarë të Brigadës së Nëndetëseve, familjarë të tyre, kuadro të FD.
Fillimisht në shenjë nderimi e respekti u bë një apel për ata kuadro dhe marinarë që kanë shërbyer në BrND dhe kanë ndërruar jetë. Ky apel u bë nga Kapiten i Rangut të I-rë{R}, ish Komandant nëndetse Vladimir Bajramaj i ndjekur nga dy marinarë me uniformë.
Më pas përshëndeti Komandanti i Forcës Detare, K/Admiral Adnand Agastra, i cili e ka filluar karrierën si lundrues në nëndetëse. Ai nënvizoi rolin dhe rëndësinë që ka pasur Brigada e nëndetseve si dhe vlerat e shumëanshme që kanë pasur kuadrot, specialistët dhe marinarët e kësaj njësie. Në emër të shoqatës “Detaria shqiptare”, inxhinieri mekanik Bujar Bardhi, përmendi disa momente nga historia e BrND. Ndërkohë ish-komandanti i ND dhe Komandanti i Flotës, Tasim Mece, foli mbi momentet e para të jetës në Nëndetse, vështirësitë dhe hapat e para të krijimit të Brigadës së ND. Me theks të vecantë Komandant Tasimi, evidentoi vlerat e gjithanshme të Komandant Xhema Shanit, rolin e tij në themelimin e Brigadës së ND, aftësitë ë tij si drejtues e burrështetas.
Ish-Komandant nëndetse Jak Gjergji foli mbi disa vecori të karakterit dhe personalitetit të Komandant Xhemal Shanit, virtytet e cilësitë që e bënë atë Komandant të suksesshëm. Ish nënoficer në nëndetse Fahri Perona, trajtoi disa momente si e ka njohur ai Komandant Xhemal Shanin, gjatë kryerjes së detyrave.
Ceremoninë e përshëndetën gjithashtu dhe marinarë që kanë shërbyer në nëndetëse, të cilët sollën kujtime dhe mbresa nga jeta e një marinari të ri në nëndetëse marrëdhëniet me shokët, me eprorët. Kështu marinari Perikli Cuni nga Fieri solli plot caste nga jeta e një marinari në nëndetse, të realizuara dhe artistikisht.
Momenti i vecantë në këtë ceremoni ishte dhënia e “Certifikatave të Mirënjohjes”, Komandant Xhemal Shanit, {mbas vdekjes}, si Komandant i I-rë BrND, veprim që u prit me duartrokitje nga të pranishmit. Kjo ishte një shenjë miratimi për këtë kuadër me vlera të gjithanshme si lundrues.
Gjithashtu iu dha “Certifikatë mirënjohje” dhe Aktorit të mirënjohur Bujar Lako{mbas vdekjes}, për jetësimin e Komandant Xhemalit dhe veprës së tij në filmin “Ballë për ballë”. {Mujo Bermema}.
Me “Certifikata të Mirënjohjes”, {mbas Vdekjes}, u vlerësuan dhe dëshmorët e BrND, detarët Jani Samara, Ismail Mehmeti, Aleksandër Prifti, Ruhi Hallkaj, të cilët ranë në krye të detyrës në nëndetse.
Ceremonia u mbyll me një koktej të sponsorizuar nga familja Shani.