11 korrik 2015 – Mbi tetë mijë burra dhe djem myslimanë u vranë nga ushtria serbe gjatë konfliktit të vitit 1995 në Srebrenicë.

Në 20-vjetorin e kësaj masakre, sot u mbodhën mijëra persona në Srebrenicë në një ceremoni për nderimin e kujtimit të tyre. Në ceremoninë përkujtimore, të pranishëm kanë qenë një numër i madh zyrtarësh ndërkombëtarë, mes të cilëve dhe presidenti amerikan i asaj kohe, Bill Klinton.

20 vjet më parë, në korrik të vitit 1995, ndërkohë që rajoni ishte deklaruar ”zonë e mbrojtur” nga OKB-ja, 8372 burra dhe djem myslimanë u vranë nga forcat serbo-boshnjake, masakra më e rëndë që prej fundit të Luftës së Dytë Botërore.

Lufta e Bosnjës (1992-1995) shkaktoi 100 000 të vdekur dhe rreth dy milionë refugjatë, pothuajse gjysma e popullsisë në atë kohë.

20 vjet pas masakrës, Bosnja, një prej vendeve më të varfra në Evropë, është e paralizuar nga ndarjet dhe vazhdon të mbetet prapa kandidatëve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/