Është përkujtuar sot 90-vjetori i lindjes së gjeniut të letrave shqipe, Ismail Kadare.
Për të nderuar atë, që ata e kanë cilësuar “Gjenerali” i letërsisë shqipe, klubi i librit të shkollës 9-vjeçare “Jusuf Puka”, në bashkëpunim me Qendrën Muzeore Durrës organizuan një takim letrar në Torrën Veneciane dedikuar jetës dhe veprës së shkrimtarit të madh.
Në një kohë kur pjesa më e madhe e brezit të ri është e fokusuar më tepër tek teknologjia, libri mbetet ende një dritare e hapur për të zgjeruar dijen dhe njohur më mirë shpirtin njerëzor.
Gjatë takimit letrar, u interpretuan nga nxënësit e klasave të shtata dhe të teta disa nga poezitë më të famshme të kolosit të letërsisë sonë që na la pas një testament të përjetshëm që njihet e vlerësohet jo vetëm në trojet shqiptare, por në të gjithë botën.
M.B.





