Shqipëria zhvilloi një paraqitje tepër pozitive në Pragë duke barazuar 1-1 me Çekinë.
Protagonist i ndeshjes ishte mesfushori Nedim Bajrami, por padiskutim heroi në Pragë ishte portieri Berisha, që bëri disa ndërhyrje vendimtare.
45’ minutat e para u mbyllën në barazim 0-0, ku rastet e rrezikshme ishin me pikatore.
Në pjesën e dytë Çekia luan më mirë dhe gjen avantazhin me Vaclav Cerny, që mposhti Berishën.

Shqipëria u përgjigj në minutën e 66’. Eurogol i Nedin Bajramit vendosi ekulibrin në 1-1 në “Fortuna Arena”.
Më pas Shqipëria pati një rast të artë por gaboi fatalisht.
Në minutat e mbetura rezultati mbeti i pandryshuar dhe gjithçka u mbyll 1-1.

Me këtë barazim, kuqezinjtë e Silvinjos ngjiten në kuotën e 7 pikëve, duke mbajtur vendin e dytë, një më pak se Çekia kryesuese.
Ndërkohë në vend të tretë ndodhet Polonia me 6 pikë. Kujtojmë që polakët triumfuan ndaj Ishujve Faroe me rezultatin 2-0.
Në vend të katërt ndodhet Moldavia me 5 pikë, tabela mbyllet nga Ishujt Faroe me vetëm 1 pikë në 4 ndeshje.





