Beatrix Ramosaj mbetet një nga personazhet më të komentuara në “Big Brother VIP”. Ajo ka spikatur edhe si këngëtare, por duket se nuk e ka mirë punën me matematikën.

Pas gafës se 12 plus 4 bëjnë 26, ajo ka “dhuruar” një tjetër gafë për publikun i cili e ndjek dhe komenton në çdo moment.

Së fundmi në media dhe rrjetet sociale po qarkullon një video ku Dj. Dagz e pyet se sa bëjnë 1099 plus 1 dhe dhe ajo thotë një milion.

Në këtë moment ndërhyn Donaldi i cili thotë: “Bëjnë 1100 moj”.