Dy të rinj të moshës 20 dhe 22 vjeç janë arrestuar nga policia, pasi janë përleshur me njëri-tjetrin, duke ‘luftuar’ me thikë e sende të forta.
Pas përplasjes mes tyre, uniformat blu i arrestuan të dy.
Në pranga ranë:
Klevis Saka, 20 vjeç, banues në Memaliaj, pasi me armë të ftohtë, thikë ka kanosur, goditur e dëmtuar lehtë në trup shtetasin Klajdi Dervishi, si dhe ka prishur rendin e qetësinë publike.
Klajdi Dervishi, 22 vjeç, banues në Memaliaj, pasi ka goditur me sende të forta shtetasin Klevis Saka, si dhe i ka thyer xhamin e parë të automjetit në pronësi të këtij shtetasi.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, nenet 84, 90, 274, 279, 89 dhe 150 të Kodit Penal.





