10 tetor 2015 – Riorganizimi i strukturave të dy partive kryesore në Durrës, PS dhe  PD, ka vënë përballë njëri-tjetrit edhe dy figura kryesore të forcave politike. Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, është i deleguari i PS-së për bashkinë e Durrësit, ndërsa Arben Ristani sekretar i përgjithshëm i PD-së, është i deleguar për analizimin e rezultatit të zgjedhjeve dhe ringritjen e strukturave.

Por, ndërsa Ristani ende nuk e ka nisur punën, e kundërta ndodh në PS. Sajmir Tahiri prej gati tri muajsh, ka shkelur zonë më zonë në Durrës, për ringritjen e organizatave të PS-së. Madje në fundjavë Tahiri është takuar me të rinjtë e lagjjes numër 15 në Spitallë, ndërsa ka nisur një fushatë të gjerë anëtarësimesh të reja. Edhe Ristani pritet të zbresë në bazë sipas parashikimeve.

Dy figurat e partive të deleguara në qytetin numër dy të vendit, janë edhe kundërshtarë të fortë, nga foltoret e partive, Parlamentit dhe Kuvendit. Ristani bën opozitarin e fortë përballë Tahirit, por nuk dihet nëse kjo do të ndodhë edhe në Durrës. 

/K.H. portali DurresLajm/