BULLGARI, 1 shtator 2013 – Sherr shqiptaro-bullgar mes studentësh universiteti amerikan. Pasi presidenti / rektor i Universitetit Amerikan në Bullgari (AUB) dr. Majkëll Istën (Michael Easton) organizoi një pritje për studentët e rinj e vitit të parë, shpërtheu një betejë natën e 31 gushtit-1 shtatorit 2013 në rrugët e qytetit të Bllagojevgradit, dhe në pavijonin e urgjencës së spitalit të qytetit mes studentësh shqiptarë në AUB dhe të rinjve vendës, njoftojnë mediet bullgare. Pati tre të plagosur pas përleshjes që ndodhi me t’u mbyllur një diskotekë në konviktin “Skaptopara” të AUB-it. Në orën 3.30 para pavijonit të urgjencës të spitalit me një makinë shqiptare mbërrijnë tre shqiptarë të zhveshur deri në mes, dy vëllezër dhe një miku i tyre. Një nga studentët kishte dy të çara, një prapa në kokë dhe një në mjekër. Me tre shqiptarët erdhi dhe një rojë sigurie në AUB, që shërbente si përkthyes. Kur mjeku i rojës në urgjencë filloi t’i qepë plagët shqiptarit, mbërrijnë me makinën e tyre dhe tre bullgarë. Njëri prej tyre kishte hematoma në sy dhe dëmtim në vetull. Pasi mbaroi punë me shqiptarin, mjeku po kontrollonte syrin e viktimës bullgare. Pastaj me një taksi erdhi në urgjencë një shqiptar i katërt. Hyri drejt e nga dera në repart dhe i dha një grusht në fytyrë bullgarit të ulur në stol dhe që shoqëronte atë me një hematomë në sy. Pasi ktheu kokën prapa dhe po i derdhej gjak nga hundën e tij, shqiptari fillon t’i bërtasë diçka në gjuhën amtare. Ndërkohë ndërhyjnë rojat e urgjencës së spitalit. Vjen policia, e cila, pasi identifikoi pjesëmarrësit në konfliktin “ndërkombëtar”, i shoqëroi në komisariat, ku u sqarua se të gjithë ishin të dehur. Askush nga të lënduarit nuk dëshironte të shtrohej në spital.
Info
Universiteti Amerikan në Bullgari (American University in Bulgaria – AUB) është universitet privat, selektiv, liberal, me seli në qytetin e Blagoevgradit. Kurset zhvillohen në gjuhën angleze. U themelua në vitin 1991. AUB-i ka 1100 studentë nga 40 vende.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





