Një incident ka ndodhur në mes tifozerisë së Galatasarayit dhe të Lazios, përpara ndeshjes në kuadër të Ligës së Evropës. Janë diku rreth 2000 tifozë turk të cilët kanë vërshuar rrugët e Romës por në një moment ka ardhur deri tek përplasja me ultrasit lazial, pas çka është dashur që të intervenoj edhe policia.
Dy tifozë turq janë arrestuar nga policia italiane, ndërsa për momentin situata është e qetë edhe pse policia italiane njofton se është në gjendje gatishmërie pasi që ka mbetur edhe disa orë deri në fillimin e ndeshjes, shkruajnë mediat italiane.
Lazio dhe Galatasaray do të takohen sonte në stadiumin Olimpico me fillim në ora 19:00, ndërsa ndeshja e parë e luajtur në Stamboll kishte përfunduar me rezultat të barabartë, 1:1.