Zbulohen të tjera detaje si dhe shkaku i përleshjes së ashpër mes grekëve dhe shqiptarëve ku 6 persona mbetën të plagosur në Geraka, pranë Athinës.

Ngjarja ndodhi një ditë pas vrasjes së ekstremistit 35-vjeçar Konstantinos Kaçifas i cili hapi zjarr ndaj policisë shqiptare, por siç u sqarua nga hetimet nuk ka lidhje me vrasjen nç Bularat.

Sipas mediave greke, shkaku i përleshjes lidhet me një sherr që degjeneroi mes dy shqiptareve që kishin një konflikt ekonomik mes tyre.

Policia greke bën me dije se sherri nisi të dielën, kur tre shqiptarë shkuan në një dyqan në Geraka, në periferi të Athinës, ku punonte një tjetër shqiptar për tu sqaruar lidhur me një borxh që ky u fundit u kishte.

Por, situata degjeneroi dhe tre shqiptarët e rrahën bashkëatdhetarin. Më pas, shqiptari që u rrah mire, kërkoi peërforcime dhe mori disa shokë me vete, dhe më pas u takua me ata të tre, në një park, në orët e para të mesnatës. Aty, u përleshën fillimisht me thika, e më pas dolën edhe armët.

Të plagosur me armë mbeten një grek i cili ka marrë një plumb në fyt dhe ndohet në gjendje të rëndë si dhe një shqiptar.