MAL I ZI, 4 prill 2013 – Eurovizioni është i njohur për këngë të suksesshme pop, për votimin e ndikuar politikisht dhe këngë të cilat përcjellin kulturën e vendit pjesëmarrës.
Por sipas The Sun, Mali i Zi nuk e ka patur parasysh “manualin” e pjesëmarrjes në momentin që ka zgjedhur këngën e saj përfaqësuese për vitin 2013.
Kënga e tyre përfaqëson ritmet e kohës, ndërsa në video mund të shohësh pa fund femra seksi dhe përballje në ring mes tyre, thjesht të veshura me bikini. Kënga mban titullin, Igranka, që në gjuhën malazese do të thotë Festë.





