Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas sherrit te dhunshem në Kuvendin e Kosovës, ku deputetë të saj janë përplasur me ministrat e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrin Kurti.
Sipas PDK-së, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi provokoi opozitën duke hequr fotografinë e vendosur nga ata në foltoren e Kuvendit.
Në komunikatën për media të PDK-së, thuhet po ashtu se ishte Bislimi që hodhi me shishe deputetin opozitar, Mërgim Lushtaku, i cili hodhi ujë në drejtim të kryeministrit Albin Kurti dhe vet Bislimit.
Reagimi
Sikur të mos u mjaftonte fyerja që i bënë shtetit të Kosovës, veteranëve të UÇK-së, akterëve politikë shqiptarë, popullit të Kosovës, para shërbëtorëve të Radojiçiqit, sot, në Kuvendin e Kosovës, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi në vend që të ndihej i turpëruar dhe të jepte llogari për përgjimet, provokoi opozitën duke i hequr fotografinë që ata i vendosën në foltore.
Madje, ishte pikërisht zëvëndëskryeministri Bislimi i cili i pari e goditi me mjete të forta, shishe, deputetin Mërgim Lushtaku.