KAVAJE– Katër persona kanë mbetur të plagosur me sende të forta pas një sherri mes tyre në qytetin e Kavajës.
Policia tha se shtetasit K. dhe T. Troshka janë konfliktuar me dy shtetas të tjerë, I. dhe A.Meta.
Policia ka arritur menjëherë në vendngjarje dhe ka dërguar të 4 të plagosurit në spitalin rajonal, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ata janë arrestuar dhe sipas policisë, kanë pasur konflikt të vjetër mes tyre.





